Mërzitje. Zhgënjim. Zemërim. Ankth. Acarim i marrëdhënieve. Më shumë se një miliardë njerëz në mbarë botën po përpiqen të durojnë këto simptoma të ndryshme të vetëizolimit.

Psikiatri Simon Wessely, presidenti i Royal Society of Medicine, tha për DW se karantina masive nuk do të mbahet dot për një kohë të gjatë.

“Është fizikisht e vështirë, por edhe psikologjikisht e vështirë, sepse nuk është izolimi shoqëror mënyra si punojmë ne, si qenie njerëzore. E gjithë rrjedha e jetës bëhet më e vështirë dhe zhgënjyese. Ka dëshmi se njerëzit fillojnë të bëhen dikur të shkujdesur”, shprehet ai. Wessely thotë se ne kemi provuar se përshtatemi si specie, shumë shpejt, me realitetet e reja.

Sinjalizimet u morëm ndaj njerëzit i prisnin disi masat – punën nga shtëpia, mbylljen e restoranteve, pastaj ndalimin e plotë. Në periudhën afatshkurtër, sipas ekspertit, kjo situatë mund të funksionojë. Por jo për atë afatgjatë. “ Pas një kohe, njerëzve kjo do të fillojë të mos u bëjë më përshtypje, të mos shqetësohen më, ose thjesht thonë: “Nuk më intereson, boll më, thjesht dua vetëm të dal jashtë për të parë njerëz të tjerë ose për të bërë diçka “, shprehet ai.

Në fund, shton Wessely, dëshira e njeriut për kontakte të vërteta sociale ballë për ballë ose për shumëllojshmëri do të shpërfaqet: njerëzit do të fillojnë t’i japin liri vetes, jo sepse nuk duan të pajtohen, por sepse thjesht do ta quajnë shumë të mundimshme atë që u kërkohet.

Madje, ai thekson se po ndodh dhe diçka tjetër: “Mjaft njerëz, dhe më duhet të them edhe unë, pothuajse dëshiroj të infektohem me COVID-19 dhe ta kaloj”, shprehet psikiatri, duke rrëfyer se një gjë e tillë ndodhi dhe me të shoqen që u testua,e kishte pasur virusin, dhe tani është imune.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All