Këngëtari shumë i dashur për publikun, Mateus Frroku ishte i ftuar ditën e djeshme tek “E Diell”, ku gjatë intervistës foli edhe për partneren e tij.

Mateusi tregoi se partnerja e tij është muzikante dhe pranoi që ndihet mirë krah saj.

“Kënga që do këndoj tani thotë: ‘Të mora hopa sepse më pëlqeu era e trupit’ dhe meqenëse jemi në këtë këngë po e këndoj për muzikanten time”, tregoi Mateus duke qeshur.

“Unë nuk kam nuse, por dikë që më mban mirë. Nëse unë të them emrin ti nuk do kesh më asnjë kuriozitet. Nuk di të them nëse është e Top-it apo e një televizioni tjetër, por di të them që ndihem mirë dhe kaq”, u shpreh këngëtari.

I pyetur nga moderatori nëse mund të kemi ndonjë shtatzëni në të ardhmen, Matuesi u përgjigj:

“Në dijeninë time jo, por jam i bindur vetëm në një gjë. Marrëdhënie këto kohë kam kryer vetëm me personin e zemrës, kështu që edhe në qoftë se ndodh, le të vijë. Kështu që nuk ka asnjë problem”.


Flash Lajme

Më të lexuarat