Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se forma e lehtë e Covid-19 është e njëjtë me virozat e zakonshme.

Referuar studimit të fundit të kryer nga John Ioannidis i Universitetit të Stanford, i cili vlerëson se vdekshmëria nga COVID-19 mund të luhatet midis 0.02% dhe 0.40%, Dasho shkruan se nëse ky studim pasohet nga studime të tjerë të ngjashëm dhe këto vlera vërtetohen, COVID në formën e tij të “zbutur” rezulton as më pak dhe as më shumë por një virozë e zakonshme nga ato që kalojmë disa herë në vit.

“Natyrisht, forma agresive me një vdekshmëri 0.40% mbetet akoma e rrezikshme për ato që i kemi quajtur kategori të riskuara – personat mbi 65 vjeç, personat e prekur nga sëmundje kronike dhe personeli mjeksor.

Të tre këto kategori duhet të vazhdojnë të marrin masa mbrojtëse dhe të zbatojnë masat e higjienës personale dhe distancimit fizik.

Të paktën deri sa të kemi të dhëna të sakta dhe të besueshme mbi sjelljen e COVID në Shqipëri gjatë stinës së verës.

Sidoqoftë, ky është një ndër lajmet më të mira të ditëve të fundit lidhur me COVID!”, shkruan Dasho.


Flash Lajme

Më të lexuarat