Gazetare: Klevisa GJIKA

Gjidhënia është kthyer në një problematikë të madhe që kur koronavirusi u përhap në vendin tonë. Shpesh nënat e reja, por jo vetëm, janë të frikësuara për kujdesin e tyre ndaj bebeve.

Sidomos infektimi i bën ato të druhen gjatë dhënies së gjirit apo edhe në kontaktin normal të përditshëm. Për këtë, me rastin e javës botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë jep informacione të rëndësishme. Në një psotim në rrjetin social facebook, MSH shkruan:

“#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji

Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa semundje.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.”

Po çfarë duhet të kenë kujdes gratë që duan të ushqejnë bebet e tyre gjatë kësaj periudhe?

Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli;

Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;

Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe;

Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për:

Ushqyerjen e sigurt me gji;

Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën;

Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë.

Këto rregulla ndryshojnë shumë me këshillat e dhëna vitet e kaluara. Jemi në një situatë aspak të zakontë dhe natyrisht masat janë të pazakonta. Ajo që mbetet të bëjmë është të kemi kujdes dhe të tregohemi të përgjegjshëm për veprimet tona për të shmangur çdo problem të mundshëm.


Flash Lajme

Më të lexuarat