Gazetare: Klevisa GJIKA

Të dhënat e fundit për të infektuarit nga COVID-19 në rang global janë shqetësuese. Të rinjtë janë kthyer në target grupin më të rrezikuar, fakt ky shumë shqetësues.

Referuar ekspertëve të shëndetësisë, njerëzit që i përkasin moshës 25-64 janë më të raportuarit si persona të prekur nga kroonavirusi. OBSH deklaron se numri i të rinjve të prekur nga SARS COV-2 është 6-fishuar, e dhënë kjo alarmante për njerëzimin.

Krahas kësaj, edhe infektimi i fëmijëve mbetet shqetësim më vete. Në bazë të të dhënave më të fundit, numri i tyre është 7-fishuar.

Sipas CNN, dy shkaqet që kanë çuar në rritjen e bilancit të të infektuarve janë vetë njerëzit që janë treguar jo mjaftueshëm të përgjegjshëm dhe rritja e numrit të tamponëve të kryer që praktikisht ka çuar në identifikimin e më shumë personave të prekur. / CNN


Flash Lajme

Më të lexuarat