Një rënie e vogël e flokëve çdo ditë është normale për shumë njerëz, veçanërisht për ata që kanë pësuar humbje peshe, kanë lindur, kanë përjetuar stres të përditshëm ose kanë pasur gjendje të ndryshme mjekësore.

Sidoqoftë, për shkak të disa faktorëve, ndonjëherë mund të shndërrohet në humbje të tepërt të flokëve dhe të shkaktojë edhe tullacë. Por për fat të mirë, ka disa mënyra të lehta dhe efektive për të ruajtur flokët tuaj dhe madje t’i bëni edhe më të fortë.

“Bright Side” ka publikuar disa këshilla që me siguri do t’ju ndihmojnë që të luftoni rënien e flokëve.

Gjashtë mënyra për të rigjeneruar flokët në

Provoni ushqime që stimulojnë rritjen e flokëve

Dietat jo të mira mund të ndikojë shumë në rënien e flokëve, por shtimi i produkteve të duhura në të mund të ndryshojë situatën. Ushqime të shkëlqyera që nxisin rritjen e flokëve janë: vezët, spinaqi, salmoni, avokado dhe mishi.

Gjashtë mënyra për të rigjeneruar flokët në

Bëni flokëve maska me kombinime të ndryshme të vajrave

Maskat me kombinime të ndryshme të vajrave ndihmojnë për të hequr tensionin dhe për të nxitur rritjen e flokëve në qelizat tuaja papilla të lëkurës. Mund të përdorni vajin e rozmarinës, barbarozës dhe xhelin e Aloe Vera.

Gjashtë mënyra për të rigjeneruar flokët në

Përdorni lëng qepësh.

Era e saj mund të mos jetë shumë e këndshme, por lëngu i qepës së bashku me copat e tij, mund të jetë një ndihmë efektive për flokët. Lëngu i qepës përmban lëndë ushqyese, të cilat kur aplikohen në flokë, janë të dobishme për gjëndrat. Ajo kushtëzon dhe nxit rritjen e flokëve.

Gjashtë mënyra për të rigjeneruar flokët në

Shtoni çaj jeshil

Një nga burimet më të mëdha të antioksidantëve është çaji jeshil, i cili njihet si një suplement që përdoret për trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Madje mund të përdoret edhe për rigjenerimin e flokëve.

Gjashtë mënyra për të rigjeneruar flokët në

Kontrolloni nivelet e vitaminës D.

Konsultimi me mjekun tuaj dhe marrja e kontrolleve të nevojshme mund të jetë e rëndësishme. Përdorimi i suplementeve të vitaminës D të përshkruara nga mjeku juaj, mbajtja e një diete të shëndetshme dhe ekspozimi i diellit mund t’ju ndihmojë të trajtoni rënien e flokëve më shpejt sesa prisnit.

Gjashtë mënyra për të rigjeneruar flokët në

Shmangni krehjen e flokëve kur janë të lagura

Krehja e flokëve menjëherë pasi t’i keni larë mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme. Nëse vazhdoni ta bëni këtë, kjo mund të çojë në humbje të flokëve. Në vend të kësaj, lini flokët të thahen dhe më pas përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë për një furçë të butë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All