Nga Daniela Burnazi

Sipas një studimi të kryer në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit Nevada në Reno, kafeina ndërhyn në kontraktimet muskulore të tubave fallopiane. Tubat fallopiane janë përgjegjëse për lëvizjen e vezës nga vezorja në mitër.

Prandaj nësen zvogëlohen kontraktimet në muskujt e lëmuar, veza nuk do të jetë më në zonën optimale për konceptim.

Studiuesit rekomandojnë që gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë të heqin dorë nga kafeina sidomos nga pijet energjike dhe kola ose të zvogëlojnë në minimum sasinë e marrjes së saj.

Kafeina dhe numri i ulët i spermatozoideve

Studiuesit në Departamentin e Rritjes dhe Riprodhimit në Universitetin e Kopenhagen bënë një eksperiment me burra.

Disa pjesërmarrës konumuan kryesish kola dhe pije energjike, të tjerët konsumuan kafe dhe çaj. Rezultatet treguan se grupi që konsumoi pijet energjike dhe kola kishin një numër rreth 30% më pak të spermatozoideve. Burrat që konsumuan kryesisht kafe dhe çaj nuk kishin thuajse asnjë ndryshim në numrin e spermatozoidëve.

Burimi: Medical Xpress


Flash Lajme

Më të lexuarat