Aktori shqiptar Blerim Destani po vazhdon në mënyrë të suksesshme karrierën e tij. Pjesëmarrja me role të ndryshme në seriale me nam botëror po e bëjnë një aktor mjaft të favorizuar, shkruan “Kosovarja”.

Ai madje, tani ka shtuar edhe një tjetër sukses karrierës së tij me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose”, ku marrin pjesë edhe disa nga aktorët më të mirë me famë botërore si John Travolta, Morgan Freeman, Kat Graham dhe Famke Janssen.

Njihet edhe për raporte të mira me artistë të shumtë të tregut muzikor si me Noyzin, Kreshën ku kemi pas mundësinë ti shohim mjaft shpesh bashkë.

Por, me shumë gjasë edhe Blerimi ka dikë prej artistëve që e favorizon më shumë, e kjo është Dafina Zeqiri, meqë rast çdo këngë të saj që ajo e lanson Blerimi nuk e lë pa e shpërndarë në Instagramin e tij.

Rikujtojmë, se filmi “The Posion” ka ditë që po shfaqet në kinematë amerikane tek po pëlqehet nga opinioni por edhe nga aktorë e regjisorë të njohur botërorë./Kosovarja/.


Flash Lajme

Më të lexuarat