Moderatorja Eneida Xhelili dhe vajza e saj Franka, ishin të ftuara pasditen e sotme në emisionin  ‘Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon.

Eneida foli për raportin me të bijën dhe për karrierën e gjatë në televizion, duke pranuar se tashmë që është shkëputur, i mungon ekrani.

Gjithashtu moderatores ju bë një surprizë nga zonja Tefta, bashkëpuntorja e saj për vite më radhë në emisionet e mëngjeseve. Ajo i kishte dërguar një videomesazh, saqë Eneida nuk  i mbajti dot lotët.

‘Kaluan shumë vite që kemi punuar bashkë, pothuajse 13 vjet. Në një marrëdhënie jashtëzakonisht të pastër, të bukur, serioze, të sinqertë. Vlerësoj shumë këtë marrëdhënie me Eneidën, pasi diferenca e moshës, ka bërë që ne mos të ndiejmë këtë diferencë, si Eneida ashtu dhe unë ndaj Eneidës. E kisha si vajzën time’, tha  zonja Tefta në videomesazh./TCH


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All