Pamela Aliaj – Njëra më e bukur se tjetra! Geraldina Sposa zbukuron bukuroshet e skenës shqiptare – Aty ku vishen ëndrrat! Ja VIP-at në fustane nusërie – Nga çiftet si Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha te kunatat si Elia Zaharia Leka dhe Gigliola, të famshmit që morën pjesë në event



Mbrëmjen e së enjtes është realizuar një nga sfilatat më të shumëpritura të nusërisë. “Geraldina Sposa” nëpërmjet ftesave të veçanta ka ftuar shumë njerëz të njohur të skenës dhe ekranit në prezantimin e koleksionit të saj të ri të veshjevenë hotel ‘Rogner’. Të ftuar kanë qenë shumë personazhe të njohur VIP. Të gjithë veshur elegantë dhe me shije zgjodhën të ndiqnin këtë event, ndërkohë që personazhet kryesore të skenës ishin bukuroshet e njohura VIP të ekranit. Duke nisur nga këngëtarja Venera Lumani, moderatorja Bora Zemani, Vilma Masha, Sara Kolami, Dojna Mema, etj. ishin nuset e bukura të mbrëmjes, të cilat në sfilatën e tyre sollën një emocion të veçantë tek të pranishmit me veshjet e tyre të bardha. Por emocionet nuk u ndjenë vetëm në skenë, por edhe të ftuarit kishin sjellë elektrizimin e tyre në event. Duke nisur me çiftin e këngëtarëve që dalin për herë të parë së bashku, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha që sollën një ndjenjë të bukur dashurie në atmosferë e deri tek marrëdhënia e veçantë e kunatave që duken më tepër si shoqe të mira, Elia Zaharia Leka dhe Gigliola Haveriku; të gjitha do të mund t’i ndiqni në kolazhin e mëposhtëm të mbledhur në eventin e bukur të “Geraldina Sposa” ku me siguri që në ndonjë nga fustanet do të gjeni veten!

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha tashmë nuk fshihen më! Dyshja ka qenë e pranishme në eventin e sfilatës së nusërisë së “Geraldina Sposa”. Çifti i njohur i artistëve kanë zgjedhur të jenë së bashku në event, si rrallë herë, dhe, siç shihet edhe nga fotoja që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale, Vitmari nuk ia ndan sytë.  Marsela dhe Vitmari prej pak vitesh janë në një histori dashurie që fillimisht u mbajt e fshehtë nga sytë e publikut e nuk dihet nëse çifti i muzikantëve po mendon ta kurorëzojë lidhjen në martesë. Mos ndoshta Marsela ka shkruar në eventin e nusërisë për të zgjedhur fustanin e saj të bardhë apo thjesht vetëm për të shijuar eventin? Të shohim nëse do të kemi dasmë së shpejti

Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia edhe pse e famshme dhe aktive në ‘Instagram’, nuk është nga ato personazhe që e sheh shpesh në vende publike, dhe pothuajse asnjëherë nëpër evente.  Duket se mbrëmjen e së enjtes, për herë të parë bëri një dalje publike në eventin e “Geraldina Sposa”. E veshur me një fustan të zi, ngjitur pas trupit, ndërsa dekolteja e hapur e Encës me siguri i ka kthyer shumë koka mbrëmjen e eventit. Këngëtarja ka pozuar në foto ndërsa ishte e shoqëruar edhe nga motra e saj Windi.

Elia Zaharia Leka dhe Gigliola Haveriku

Vajzat që kanë një dashuri të përbashkët, Amosin u shfaqën të buzëqeshura si përfaqësuese të familjeve në eventin e “Geraldina Sposa”. Princesha, Elia Zaharia Leka dhe partnerja e aktorit të njohur, Amos Muji Zaharia, Gigliola Haveriku kanë lënë partnerët e tyre në shtëpi mbrëmjen e së enjtes dhe kanë shkuar së bashku në eventin e “Geraldina Sposa”. Dy kunatat kanë treguar edhe më herët që kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, e njësoj u duk edhe aty teksa kanë pozuar krah njëra tjetrës.

Bukuorshet VIP që vishen nuse

Në kalimin e parë 20 modele të njohura parakaluan me fustanet më të bukura, modele autentike të prodhuara nga vetë “Geraldina Sposa”. Detajet e fustaneve të punuar me dorë janë ato që bëjnë diferencën dhe kanë ndërtuar imazhin unik të “Geraldina Sposa”. Parakalimi në pasarelë nisi nga Kaltra Peza, në rolin e Lizës, për të vijuar më tej me personazhet e famshëm të skenës si  këngëtarja Venera Lumani, modelja ndërkombëtare Adrola Dushi, moderatorja Viola Spiro, Dojna Mema, Andresa Ambrosio, Vilma Masha, Sara Kolami etj.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All