Aktori i serisë së famshme televizive “House of card” Kevin Spacey, duket se është duke përjetuar çlirimin nga një makth, që i shkatërroi karrierën.

William Little, kamarieri i ri i cili e kishte denoncuar aktorin Kevin Spacey për ngacmim seksual në natën e 7 korrikut 2016 në klubin ku punonte, “Nuntucket’s Club Car”, tërhoqi të gjitha akuzat.

Edhe pse kamerieri ka tërhequr akuzat, ndaj Spaceyt rëndojnë ende akuza të tjera nga meshkuj që pretendojnë se ai i ka ngacmuar.

Sipas mediave të huaja, i riu i tërhoqi akuzat nga kërkesa agresive e bërë nga Alan Jackson, avokati i Los Anxhelosit, i cili përfaqëson aktorin. I riu, i cili ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë, ka pretenduar gjithmonë se i ka treguar të dashurës së tij për atë që ai kishte përjetuar.

Por vajza gjithmonë ka mohuar se Ëilliam kishte folur ndonjëherë për ngacmimet./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat