Moderatoret e sportit në Shqipëri numërohen me gishtat e dorës. Një ndër to, Ilda Bejleri, prej 11 vitesh ka qëndruar besnike e Digitalbit, duke na trasmetuar lajmet më të fundit të futbollit shqiptar.

Pak ditë më parë në portale qarkulluan zëra se ajo i ka dhënë fund bashkëpunimit me këtë kompani.

Ilda e ka konfirmuar vetë këtë fakt, në një intervistë të dhënë për gazetën shqiptare. Duke pranuar largimin ngg Digitalb, ajo është shprehur se së shpejti do ta shohim në ekranin e Top Channel me një projekt të ri. Moderatorja nuk ka dhënë shumë detaje, për ta lënë surprizë, por ka lënë të kuptojë se ky projekt ka të bëjë sërish me sportin, një ndër pasionet më të mëdha të saj./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat