Moderatoja dhe këngëtarja Rozana Radi ka disa ditë që ka nisur pushimet, dhe po shijon detin dhe diellin.

Ajo, aq entuziate sa është për pushimet, ka postuar shumë foto në Instagram.

Në një postim të fundit, ku shfaqet me rroba banje në breg të detit, një komentuese i shkruan: “Je trashur më duket?”

Rozana nuk ka përtuar t’i kthejë një përgjigje duke i thënë se është me pushime ndërsa palestrën e ka lënë për në dimër. Moderatoja më tej i ka thënë se, për të qenë modeste, i pëlqen vetja ashtu siç është.

“Zemër mos ma kujto se jam me pushime dhe do ha ëmbëlsira të tjera. Palestrën ia kemi lënë dimrit. Po megjithatë, mua mirë më duket vetja, të jemi modestë”, shkruan Rozana./E.B-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat