Modreatoja Alketa Vejsiu është rritur dhe zhvilluar profesionalisht në televizionin Klan. Sot është një nga moderatoret më të zonja dhe të dashura për publikun shqiptar.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se me 15 shtator nis Dance With Me, në Klan, por surpriza e saj më e madhe është se do të drejtojë ‘Edicionin  e 58-të të Festivalit të Këngës’, në RTSH. Në krah të saj do të jetë dhe regjisorja e njohur, Vera Grabocka.

Do kemi një sezon fantastik këtë vit në @rtvklan. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për projektet dhe produksionet që më përfshijnë, por për të gjithë programacionin e @rtvklan. Në 15 shtator me ‘Dance Ëith Me’! Kam pasur mbështetjen e këtij televizioni që 14 vjeç që kur dola për herë të parë në ekran dhe vazhdoj ta kem! Këtë vit do jem në Drejtimin Artistik, Skenarin dhe Drejtimin e Festivalit të Dhjetorit në krahë të Vera Grabocka në RTSH! Ky Festival respekton traditën e muzikës shqiptare dhe hyn në Edicionin e 58-të; unë ngjitem për herë të parë në skenën e tij… Më shumë se sa sfidë është dëshira e madhe për t’i shërbyer këtij Festivali si një shqiptare e devotshme me ndjeshmëri të lartë për artin, kulturën, muzikën, traditën, shpirtin e këtij kombi, gjërat e bukura dhe të mira që mund të bëhen në këtë vend. Ky moment artistik kapërcen konkurrencën mes grupeve të punës që kanë bërë Festivale në Shqipëri(respektoj me të vërtetë historinë e secilit prej tyre) dhe do ulem të duartrokas gjithmonë në sallë për muzikën e bukur, do ta këndoj dhe kërcej pavarësisht i kujt është Festivali! Sepse misioni muzikës është t’i bashkoje njerëzit dhe jo ti ndajë. Përpiqem të jem modeste për gjithçka më pret në këtë aventure të rëndësishme, por s’mund ta mohoj që kam vërtetë dëshirë që të sjellim një frymë të re. Për mua do jetë një takim i rëndësishëm me ju 3 netë në Pallatin e Kongreseve që e kam pritur gjatë. Jeta mesa duket na jep gjithmonë një shans për të realizuar ëndrrat tona dhe unë këtë punë se kam parë kurrë si objektiv për të qenë e famshme, por si një pasion të konsumuar aq bukur për të cilin ja vlen çdo sekondë që kam punuar. Unë në televizion nuk punoj, jetoj! Jetoj çdo moment si një privilegj të jashtëzakonshëm për të komunikuar me ju. Shpresoj që mos t’ju zhgënjejmë! Data e fundit e pranimit të këngëve është 15 Shtator 2019! Publikut dhe vendit tim do t’i jem thellësisht mirënjohëse për gjithçka më ka dhuruar! Faleminderit”, shkruan Alketa./E.B-dritare.net

Visualizza questo post su Instagram

Un post condiviso da (@alketavejsiu) in data:

Foto 1 nga 1


Flash Lajme

Më të lexuarat