Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, nuk është e njohur vetëm si një artiste e suksesshme, por edhe për opinionet e saj lidhur me politikën.



Një vit më parë, në një intervistë për CNN, ajo foli rreth Brexit, duke thënë se fakti që ishte nga Kosova, ka ndikuar në vlerësimin e saj për BE-në duke qenë kundër daljes së Britanisë nga unioni.

Të njëjtën gjë ajo e ka bërë sërish, por këtë herë ka dalë kundër kryeministrit të ri britanik, Boris Johnson, i cili ka vendosur të shpërndajë paralamentin në prag të Brexit.

Dua ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, këtë foto ku ‘demonizohet” Boris si shkatërruesi dhe personi që po varros demokracinë në Britani.

Boris Johnson është duke u përballur me kritika të shumta, pasi qytetarët kanë dalë rrugëve duke protestuar kundër një vendimi të tillë./revistawho


Flash Lajme

Më të lexuarat