Prej vitesh aktori i humorit, Bes Kallaku, ka një marrëdhënie miqësie me presidentin e vendit Ilir Meta. Shpesh ata bëhen bashkë në gëzimet e njëri-tjetrit. Madje dalja e fundit publike e tyre, ishte ngjitja në malin e Korabit.

Të gjithë janë kuriozë se çfarë i bashkon kaq shumë, një aktor dhe një politikan. I ftuar sot në Report Tv, Kallaku u shpreh se politika, siç mund të mendohet, është një pikë që nuk i bashkon, por i ndan ato, pasi aktori është shprehur se nuk mbështet asnjë parti përveç se ka miq shumë politikanë. Ajo që i ka afruar ata të dy, sipas Besit, është dashuria për natyrën,  shoqëria e pastër, dhe me humor, ai shprehet se është edhe dashuria për Sali Berishën.

Meta ecën më shumë se të gjithë dhe do thuash ti pse bëhemi bashkë. Unë kur është çështje natyre i them të ecim bashkë, për çështje të tjera jam apolitik fare dhe nuk më intereson. Sa herë jemi bashkë bëjmë vetëm muhabete natyre, muhabete katuni, dhe rakie. Unë nuk kam bindje politike, kam miq nga të gjitha krahët. Dua të them që ajo që më ka afruar me familjen Meta nuk është politika, përveçse një shoqëri shumë e pastër, ose më saktë, ajo që na bashkon është dashuria për Sali Berishën”, tha Kallaku.

Ndërkohë aktori, u shpreh se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë sërish në televizionin Klan në këtë sezon të ri, por rrëfeu se është shumë i fokusuar në xhirimet e filmit të tij më të ri “Falco”./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat