Pak e sak, shprehja popullore që i shkon për shtat më së miri këngëtarit Dashnor Diko. Prej vitesh ai jo vetëm që nuk ka publikuar më projekte të reja, por ka shmangur edhe daljet publike.

Kush nuk e mban mend këngën “Si Banania”, hitin e një dekade më parë që edhe sot çdo kush që i përket këtij brezi, ia di fjalët përmendësh.

Nëse ju ka marrë malli për Dikon, i cili përveç një artist konsiderohet si një ndër personat me një humor pikant, së shpejti do ta shihni në filmin e ri të Ermal Mamaqit, I love Tropoja.

Xhirimeve i ka ardhur fundi, kështu ka lajmëruar aktori.

Së shpejti pritet të hidhet në treg ky projekt i ri, i cili ka bërë bashkë emra të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All