Mungesa e ujit në Tiranë është kthyer në një problem tepër të madh. Pas stuhisë së dy netëve më parë shumë zona në Tiranë kanë mungesë të ujit. Ndërsa në disa zona të tjera, vjen dhe ikën dy apo tre herë në ditë.

Mungesa e ujit ka qenë problem që para stuhisë, pasi shumë qytetarë ankohen se nuk kanë ujë të pinë, e jo më të lahen.

Edhe gazetarja, Iva Tiço ka probleme me ujin. Përmes një postimi në Instastory, na ka zbuluar sfidën e saj të re.

Ajo shkruan se, nuk do të hedhë asnjë postim në Instagram, për aq kohë sa nuk ka ujë në çezmë.

“Sfida ime e re: zero postime në IG dhe mospërdorim i rrjetit për aq kohë sa nuk kam ujë në çezmë. Nuk bëj dot sikur kam jetë të bukur, ndërsa laj surratin dhe këmbët me ujë lajthiza. #paujëpapostime.”,- shkruan gazetarja.dardania.com


Flash Lajme

Më të lexuarat