Adelina Ismaili nuk heziton ta bëjë publike votën e saj në këto zgjedhje. Dje (e mërkure) ka nisur fushata zgjedhore në Kosovë, gjatë kësaj periudhe partitë politike shpalosin programet e tyre para elektroatit.

Shumë prej qytetarëve, nuk hezitojnë të tregojnë publikisht se kë do ta votojnë gjatë këtyre zgjedhjeve. E një prej tyre është edhe këngëtarja Adelina Ismaili, e cila tash e sa vite i qëndron besnike Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo ka treguar publikisht se përkrahë Vjosa Osmanin për kryeministre të ardhshme të vendit, ndërsa tani zbulon edhe kë do ta votojë për deputete. Është fjala për Kumrije Sahitin, e xila është njëherësh e ëma e kreatorit, Valdrin Sahiti. “Një grua e frotë. Një nënë e tre yjeve. Një mësimdhënëse në kohën më të errët të vendit tim. Një krenari. Besoj në znj. Kumrije”, janë fjalët e Adelinës për Kumrijen.


Flash Lajme

Më të lexuarat