Sot aktori i humorit Bes Kallaku, publikoi trajlerin e filmit të tij më të ri Falco. Politika shqiptare e sjellë në mënyrën më komike të mundshme.

Vetëm një minutë trajler të shkrin së qeshuri, imagjinoni si mund të jetë i gjithë filmi.

Urimin e parë për Besin, e bëri bashkëshortja e tij, Xhensila.

Dhe më ëmbël se kaq, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Me fjalë zemre, ajo shkruan:

“Kur ti lutesh më tepër për suksesin e atij që ke në krah, se sa tëndin. Kjo ndodh me ne të dy. Zoti na ka dhënë e na ka falur shumë. Përveç Tij, jam dëshmitare e çdo përkushtimi tëndin. Suksese dashuri”, shkruan Xhensila për Besin.

Askush nuk mund të gëzohet më shumë se sa ai që ke në krah për sukseset e tua. Dhe këtë e dëshmon më së miri, Besi dhe Xhensila./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat