U bënë dy javë pas ardhjes në jetë të djalit të dytë të familjes së Sara Hoxhajt dhe Ledion Liços.

Në një postim në instagram, Sara ka publikuar një foto të ëmbël teksa mban në kraharor Romanin e saj. Edhe për të si çdo nënë, kanë qenë të lodhshme këto ditë, me dhimbje fizike dhe net pa gjumë, shkruan ajo.

“Dy javë si një familje prej katër personash. Kanë qenë dy javë të lodhshme me net pa gjumë, dhimbje fizike, dyshim në vetvete por më e rëndësishmja me shumë dashuri. Çdo ditë zgjohem jashtëzakonisht mirënjohëse për familjen time”, shkruan Sara në instagram.

Në fund të gjitha vuajtjet harrohen kur sheh familjen e mbushesh me dashuri./L.F-dritare.net


Flash Lajme

Më të lexuarat