Mandatory Credit: Photo by Stewart Cook/REX/Shutterstock (4606500ac)Dwayne Johnson'Fast and Furious 7' film premiere, Los Angeles, America - 01 Apr 2015

Revista amerikane, Fatherly, është e njohur për përditësimin e vazhdueshëm të listës së emrave nga bota e të famshmëve, për të cilën shkruan vazhdimisht.

Aktori dhe ylli i WWE-së, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, ndodhet në krye të listës së kësaj reviste kur është fjala për prindërit më interesantë nga personalitet e njohura.

Në listën e Fatherly janë përfshirë të gjithë yjet që krahas të qenit prindër të përkushtuar, janë shumë të suksesshëm edhe në profesionet e tyre, në lidhjet romantike, si edhe i kushtojnë rëndësi dukjes.

Me të gjithë këta emra, gazetarët e revistës kanë folur lidhur me sfidat me të cilat përballen baballarët. Dhe në krye të kësaj liste është ngjitur ‘The Rock’ për paraqitjen e tij dominuese dhe buzëqeshjen.

Menjëherë pas tij ndodhet aktori tjetër, Ryan Reynolds, i pasuar nga basketbollisti i NBA, Russell Westbrook, sportisti Carey Hart, pastaj aktorët Anthony Anderson e Chris Pratt, si dhe muzikanti Kanye West.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All