Ndërsa me datë 19 është nata e parë e Festivalit të 58-të të RTSH, skena në Pallatin e Kongreseve po bëhet gati.

Moderatoja Alketa Vejsiu, si gjithmonë që kujdeset për çdo detaj, ka qenë sonte aty, duke patë gjithçka nga afër.

Dita e festivalit është shumë pranë, dhe përpara se ai moment të vijë, Alketa ka ndarë një mesazh në Instagram.

Jam e Lumtur! Dhe ndjej nje emocion te vecante! Per jehonen e ketij Festivali por edhe sepse respektoj traditen dhe historine dhe sepse e di qe ky Festival ne nje menyre i perfaqeson shqiptaret ne me shume se gjysme shekulli!

I detyrohem shume publikut shqiptar per shume gjera!

Ka shume vite midis enderrimit dhe realizimit te endrres!

Dhe kjo eshte shija e vertete endrres! Kur ja del te jesh aty ku do kishe dashur gjithmone te ishe! Do te jene 3 nete elegante!”, shkruan Alketa./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All