Edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës në RTSH-së do të kujtohet gjatë për polemikat e shumta që la pas.

Pas fitores së Arilena Arës, ende nuk është kapërdirë nga shumë personazhe të këtij festivali humbja e Elvana Gjatës, një ndër to është edhe mbështetja e saj më e madhe Alketa Vejsiu.

Dhe me sa duket historia e këtij festivali nuk ka mbaruar me kaq.

Alketa Vejsiu konfirmoi sot, nëpërmjet një postimi në Instagram, se së shpejti do të dalë kanali me emrin e saj në You Tube, ku ajo do të paraqestë të gjitha prapaskenat e festivalit.

Për cilat prapaskena e ka fjalën Alketa?

Ndoshta do të dalin fakte të reja, mbi ecurinë dhe mbylljen e festivalit. “Docu Fest! Gjithçka ka ndodhur në prapaskenat e këtij Festivali!”, konfirmoi Alketa, teksa ekipi i saj po punon aktualisht për të hapur kanalin me emrin e saj në You Tube.


Flash Lajme

Më të lexuarat