Rihanna, Chris Brown dhe Drake është një nga trekëndëshat më të komentuar të dashurisë në showbizin botëror.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Chris Brown për shkak të dhunës që ai ushtroi ndaj saj, Rihanna nisi një romancë me mikun e tyre të përbashkët, Drake, e cila pati disa ndarje dhe ribashkime.

Edhe pse ka kaluar kohë nga shkëputja e tyre përfundimtare, burime për ‘Cosmopolitan’ kanë treguar se Drake ndihet vazhdimisht i dyzuar nëse duhet të bashkëpunojë me Brown në muzikë, pasi nuk dëshiron që Rihanna të ndihet e parespektuar.

Të njëjtat burime kanë shtuar se raporti i tij i të shkuarës me mbretëreshën e popit vazhdon të ndikojë fuqishëm në jetën e tij.


Flash Lajme

Më të lexuarat