Jemi në javën e parë të janarit të vitit të ri, ndaj ende shumë janë me pushime. Zyrtarisht puna nis me 6 janar, kështuqë vipat po i shijojnë edhe këto pak ditë pushimi.

Në ndërrimin e viteve, shumë prej tyre kanë zgjedhur destinacionet jashtë vendit. Ja ku po e kalojnë ato, këtë javë të parë të janarit.

Arbana Osmani, së bashku me të dashurin e saj Eduartin, vitin e ri e kaluan në Paris. Pas qytetit të dashurisë, ata këtë fundjvaë po e kalojnë në Vienë.

Alketa Vejsiu, po kalon pushimet  në malet e Italisë. Një vend magjik, i zbardhur nga dëbora.

Marina, Getoari, Luana, dhe Lori Hoixha po shijojnë ende diellin e nxehtë në Dubai.

Samanta Karavello, zgjodhi Pragën e më pas Vjenën për të kaluar pushimet në janar.

Renato Mekolli ndodhet në Francë.

Rudina Dembacaj na përshëndet nga Padova e Italisë.

Ndërsa Arilena Ara, nga Amerika./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat