Taylor Swift ka treguar së fundmi për luftën e saj për të kapërcyer një çrregullim të ngrënies, në një dokumentar të ri për jetën e saj. Ajo tha se, daljet në medie, fotografitë e kishin kthyer në atë gjendje.

Taylor thotë se, trupi i saj ekzaminohet shpesh nga mediet.

“Nuk është mirë për mua të shoh foto të vetes çdo ditë. Kjo ndodh vetëm në disa raste dhe unë nuk ndjehem krenare për këtë.” ,- thotë këngëtarja duke shpjeguar se kur pa një foto të vetes, iu duk barku shumë i madh ose kur dikush i kishte thënë se dukej sikur ishte shtatzënë. Kjo e shtyu atë të lërë ushqimin.

Por ajo shprehet se, ua ka mohuar njerëzve faktin se vuan nga ky çrregullim, apo për peshën e saj. “Kur flasin për peshën u them: “Për çfarë po flisni. Sigurisht që ha. Unë ushtrohem shumë.” Ushtrohem, por nuk ha mirë.” Mbaj mend kur isha  18-vjeçe, pashë veten në një kopertinë reviste dhe titulli ishte: “Shtatzënë që 18?” Kjo ndodhi sepse unë kisha veshur diçka që e bëri barkun tim të duket i fryrë. Nga kjo dënova veten,  me mosngrënie dhe shumë ushtrime.”,- tha këngëtarja.dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat