Reperi Capital T bëri kuriozë të gjithë fansat e tij, pas postimit të një fotoje romantike përballë kullës Eiffel, krah një bruneje që pozonte me kurriz.

Me një trëndafil në dorë, të gjithë menduan se më në fund Capital T, tregoi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Mjaft i rezervuar për jetën personale, reperi nuk është shfaqur asnjëherë përkrah një vajze të dyshuar si e dashura e tij, por kësaj radhe të gjithë menduan se Capital T u dorëzua.

Por, gjërat paskan qenë ndryshe. Capital T kishte paralajmëruar një këngë romantike, dhe me sa duket vajza në fjalë, është bukuroshja që do të jetë në xhirimet e klipit më të ri “J’TAIME” që pritet të publikohet sot në orën 2.

Capital T ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i tij i radhës, dhe bukuroshja brune që vuri në dyshim të gjithë fansat e tij, duket qartësisht në video. Tashmë e hoqëm kuriozitetin!


Flash Lajme

Më të lexuarat