Sot festohet Shën Valentini. Është Dita e Dashurisë. Dita e shënuar kur i dhurojmë më shumë dashuri, partnerit, familjes, shokëve.
Kjo ditë simbolizohet dhe nga dhurata që i bëjmë partnerit apo familjarëve.

Por ka disa njerëz që nuk e pëlqejnë shumë Shën Valentin, dhe për ta 14 shkurti është thjesht një datë në kalendar.

Në mesin e atyre që nuk e pëlqejnë 14 shkurtin është edhe burri i gazetares, Fiori Dardha. Gazetarja i bleu një dhuratë të shoqit, por ai i bëri namin.

Ja çfarë thotë Fiori në Instagram, ndërsa poston një foto me burrin!

“Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë! ? ? “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!” ?

Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente… ?

GËZUAR (dhe t’ia kursejmë vetes klishetë “Shën Valentin kemi përditë”)! ?

P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë ?”dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat