Sigal

Pas një periudhe kohore single, duket se modeles Xhesika Berberi i ka trokitur sërish në derë dashuria.

Këtë Shën Valentin, 28-vjeçarja ka vendosur të pranojë romancën e saj të re, duke publikuar suprizën fantastike që ka marrë në ditën e të dashuruarve.

Modelja ka publikuar tavolinën ku çifti ka darkuar, të mbushur me petale dhe disa dhurata për Xhesikën.

Dyshja duket se do ta kalojë mbrëmjen së bashku, ndërsa Xhesika ende nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit që i ka vjedhur zemrën.

Megjithatë, postimin ku tregon surprizën e këtij Shën Valentini e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

Krahas fotove kanë nisur komentet e urimit për modelen, të cilës i urojnë më të mirat për këtë kapitull të ri të jetës së saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat