Një ndër prezantueset më të njohura është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj në Londër.



Caroline Flack, e cila ka prezantuar spektaklin “Love Island”, është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e prezantueses, të cilët nuk dhanë më shumë detaje.

Trupi i pajetë, është gjetur në apartamentin e saj dhe mediat thonë se ajo mund të ketë vrarë veten ditën e Shën Valentinit. Vdekja e 40-vjeçares ka ardhur pak ditë pasi Caroline tha se do të flasë për jetën e saj personale dhe do të tregojë gjithçka që lidhet me të.

Kujtojmë se , ajo ishte akuzuar nga i dashuri i saj për sulm fizik. Por në seancën e fundit në muajin Dhjetor, Caroline u deklarua e pafajshme.


Flash Lajme

Më të lexuarat