Luana Vjollcën e kemi quajtur një fenomen televiziv. Kjo për shkak se sot, është një ndër emrat më të rëndësishëm në Top Channel, ku me programet e saj, është klasifikuar ‘on top’, për cilësinë e emisioneve, e aq më shumë për tërheqjen e audiencës.

Sekreti i suksesit të saj? Ja çfarë shkruan ajo në instagram:

“Unë nuk ëndërroj për sukses. Unë punoj për të”.

Në fakt nuk është edhe aq sekret, pasi duket qartë, se sa shumë punon, për të qenë gjithmonë në krye të listës.

Së fundmi, moderatorja ka marrë autorësinë e një programi të ri në Top Channel, “Take me out”, një risi për televizionet shqiptare. Kështu që, po doni sukses, ëndërroni, por më shumë punoni.  /L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat