Në natën e parë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, nën drejtimin e moderatores Alketa Vejsiu, i ftuar ishte Julian Dedaj. Në hyrje të intervistës Alketa i dha një mesazh Julit, për Marina Vjollcën, e cila drejton programin e humorit, Klanifornia.

“Të lutem bëji të fala Marina Vjollcës, i ka shtuar shumë sharm programit. Do ta ftoj Marinën, do ta kem këtu patjetër. I ka dhënë shumë bukuri programit”, u shpreh moderatorja.

Ndërsa aktori i humorit, ia çoji live gjatë transmetimit mesazhin Marinës. Kujtojmë se pak kohë më parë, në instagramin e revistës së Alketa Vejsiut, u postuan disa foto të Marinës në Dubai, të cilat u komentuan si një përgjigje  për të e cila ‘ironizoi’ veshjet e Alketës në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH.

Pra sipas Alketës, nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All