Diva Whitney Houston, e cila vdiq në moshën 49 vjeçare, ishte e njohur jo vetëm për zërin e saj të fuqishëm, por edhe për bukurinë e saj marramendëse.

Megjithatë, pak para vdekjes, tetë vjet më parë, pas vitesh abuzimi me drogë e alkool u shkatërrua trupi dhe zëri i saj.

Whitney Houston pati shumë probleme, dhe më 11 shkurt 2012, ajo u gjet e vdekur në një vaskë të një hoteli në Beverly Hills.  Nëntë lloje të ndryshme të drogave u gjetën në gjakun e saj. Trupi i saj ishte i mbuluar me plagë, raporton Miror, e cila publikoi detaje të autopsisë.

Një raport zyrtar i autopsisë zbuloi se shkaku i vdekjes ishte “mbytja aksidentale e kontribuar nga sëmundja e zemrës dhe përdorimi i kokainës”.

Raporti tregoi se këngëtarja ishte në gjendje shumë të dobët shëndetësore në atë kohë dhe se plagët në pjesën e brendshme të bërrylit të saj të majtë ishin  shkaktuar nga  një gjilpërë.

Sipas këtij raporti, ylli i filmit Bodyguard kishte probleme në zemër, arterie të zgjeruar dhe devijim të hundës nga efektet e përdorimit të kokainës.

Raporti gjithashtu thoshte se gjendja e saj dentare ishte shumë e keqe, se ajo humbi 11 dhëmbë dhe se mbante protezë. Disa vjet më parë, më konkretisht në vitin 2006, motra e Bobby Brown, Tina Brown, tha që dhëmbët e këngëtares kishin rënë si rezultat i konsumit të kokainës.

Ajo më pas sqaroi se Whitney porosiste vazhdimisht dhëmbë të rinj, të cilët i paguante rreth 6,000 dollarë.


Flash Lajme

Më të lexuarat