Jonida Maliqi ka shokuar të gjithë me deklaratën e dhënë.

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” ka deklaruar se do kishte dashur të plagoste drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për shkak se ky i fundit nuk e kishte mbështetur gjatë pjesëmarrjes në “Eurovizion”.

Maliqi pjesë e rubrikës gazmore të Marina Vjollcës, i është përgjigjur pyetjeve me spec lidhur me tre meshkuj, nga të cilët duhet të zgjidhte se me kë do martohej, kë do vriste dhe cilin do donte ta plagoste.

Këngëtarja tha se Thoma Gëllcin do donte ta plagoste për shkak se gjithçka gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion i ka bërë vetë dhe se i ka munguar mbështetja nga RTSH.

“E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja.

Për një fakt që duhet ta them, nuk kam pasur shumë mbështetje për Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë.


Flash Lajme

Më të lexuarat