Jonida Maliqi, e ftuar sot në Wake Up, në Top Channel, preku pak edhe temën e Eurovizionit. Gjatë intervistës ajo foli në lidhje me fondet e RTSH-së për Eurovizionin.

“Nuk ka mundësi që të gjithë artistët që shkojnë në Eurovizion, të kenë probleme, ndërsa vetëm RTSH-ja, të jetë e pastër. Kush shkon në Eurovizion, paguan nga xhepi i tij. Mos i qani hallin RTSH-së se ka fonde mjaftueshëm për Eurovizionin, por duhet t’i deklarojë”, tha Maliqi.

Kujtojmë që vitin e kaluar, ajo na prezantoi në Eurovizion me këngën “Ktheju Tokës”./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat