Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, mund të jetë duke pritur një fëmijë me bashkëshortin, Kenneth Petty.

Shkak për këto lajme është bërë një video e publikuar nga vetë Nicki në llogarinë e saj në Instagram.

Fansat kanë vërshuar në komente duke e pyetur për shtatzëninë, mirëpo Nicki ka vendosur të na lërë ende kuriozë.

I vetmi detaj që 37-vjeçarja ka treguar është se dyshja po fluturonte drejt Trinidad, ndërsa më pas lajmëroi fansat në këtë vend se kishin mbërritur.

Më herët, Minaj ka treguar gjatë intervistave dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë, ndërsa ne po presim me padurim për lajme nga reperja!

View this post on Instagram

??

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on


Flash Lajme

Më të lexuarat