Lajmeve të largimit të Princ Harryt dhe Meghan Markle nga familja mbretërore, mesa duket po ju vjen fundi. Gjërat më të rëndësishme janë bërë publike. Si për shembull që ata të dy, Harry dhe Meghan, që po shijojnë jetën e tyre të re në Kanada, që nuk do të kenë më titujt mbretërore dhe më e fundit fare, që princ Harry nuk do që ta thërrasin më princ.

Besojeni ose jo, kjo është e vërtetë. Princ Harry, i ka kërkuar publikut të gjerë që ta thërrasin vetëm Harry, pa asnjë titull tjetër.

Ndërsa ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë për të përfunduar detyrat e tij të fundit mbretërore, ai foli në Samitin Travalyst, në Skoci. Nga aty u kërkoi njerëzve ta thërrisin vetëm Harry./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat