Pas humbjes së babait, këngëtarja Enca, ka reaguar për herë të parë në instagram.

Duke falënderuar këdo që i ka qëndruar pranë në këto momente të vështira, Enca shkruan se e ka të vështirë të flasë në këto momente.

“Falënderime nga zemra për të gjithë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar e kam shumë të vështirë të flas në instagram për gjëra që i kam afër zemrës, ndaj po e le me kaq.”

Me të drejtë, në këto momente fjalët mungojnë, për të shprehur ndjesitë kur humb një njeri të shtrenjtë./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat