Telemundo njoftoi se do të transmetojë edicionin e parë të Spotify Awards ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara, direkt nga Meksika, të enjten, 5 mars 2020.

Nikoqir të këtij eventi janë Danna Paola, Luisito Comunica, Franco Escamilla dhe Angela Aguilar, shkruan Telemundo, transmeton lajmi.net.

Ky edicion inaugurues i ndarjes së çmimeve, do të nderojë finalistët bazuar ekskluzivisht në të dhënat e rrjedhës së përdoruesve të platformës Spotify, duke dhënë një pasqyrim të vërtetë të fansave.

Eventi do të përcjell të gjitha momentet e asaj mbrëmjeje, përfshirë edhe intervista me artistë.

Në mesin e artistëve të nominuar janë edhe Rita Ora dhe Ava Max, në kategorinë “Artistja femër më e dëgjuar në zhanrin EDM (Electronic Dance Music)”.


Flash Lajme

Më të lexuarat