Prej kohësh u përfol për një lidhje të mundshme me aktorin e humorit, Drilon Hoxha, por mesa duket Ana Lika e paska gjetur me kohë dashurinë e saj, dhe  është në një romancë me futbollistin Amir Rrahmani.

Shpesh është aluduar për lidhjet e aktores, por asnjëherë nuk u zbulua se kush fshihej pas.

Mirëpo më në fund është zbuluar se kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën Ana Likës, dhe bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, futbollisti shqiptar 26-vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë, ndërkohë që nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit.

Aktorja dhe futbollisti kanë vendosur të realizojnë një palë pushime romantike në Francë, dhe kanë publikuar fotot e tyre në rrjete sociale, duke pozuar në të njëjtin vend.

Megjithatë, çifti ende ka vendosur ta mbajë lidhjen të fshehtë, duke mos publikuar asnjë moment së bashku.


Flash Lajme

Më të lexuarat