Kjo ishte e premtja e fundit, ku Kelvi Kadilli do të shfaqej në emisionin e mëngjesit, në Ora News, së bashku me  Arjola Shehun.

Ai lajmëroi se do t’i përkushtohet biznesit, shumë larg ekranit të televizionit.

“Kjo është dita e fundit që unë do të jem pjesë e “Ditë e Re”. Është diçka që ka të bëjë me biznesin dhe jo televizionin, do të më duhet të tërhiqem ca kohë nga ekrani. Kemi bërë mbledhje të shumta, na duhej një figurë mashkullore për të më zëvendësuar mua. E gjetëm një çikë më të mirë se unë (qesh)”. 

Nga e hëna vendin e tij do ta zërë Arjon Muça. Ish-banor i Big Brother, ai ka prezantuar disa emisione në televizion./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat