Jonida Vokshi po e shijon shtatzaninë e saj ditë pas dite. Mes angazhimit në Tiranë e jetës si nuse Kosove, moderatorja duket se vijon të mbetet në top formë edhe pse në muajin e 6 të shtatzanisë.

Në rrjetet sociale ajo ka postuar foto, ku shfaqet përgjatë disa ditëve relaksi në një pishinë dimërore.



Me bikini, ajo ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur. “Ne të dy relax, babi me mision, na bën foto, 25 javëshe shtatzënë”,- shkruan Jonida Vokshi në profilin e saj në rrjete sociale. Mesa duket çifti është në pritje të një djali, për sa kohë ai i është referuar si ‘Ne të dy’. Do të na duhet të presim edhe pak për të njohur vogëlushin e familjes


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All