Ndonjëherë për të bërë të lumtur prindërit, nuk ka nevojë për dhurata të shtrenjta, por për gjëra modeste të bëra me shumë dashuri.

Ajo që ka fatin të marrë dhurata të tilla nga fëmija i saj, është moderatorja Arbana Osmani.

Joni i vogël i ka dhuruar mamit një kartolinë ku i thotë se e do shumë dhe i uron festën e nënës.

“Mami e di që ti më do nga mënyra sesi kujdesesh për mua. Ti më përqafon dhe më flet butë. Kur kam nevojë për ty, ti je gjithmonë aty. Mami, do të të dua gjithmonë. Nga zemra, dua të të them se jam me fat që je mami im. Gëzuar Ditën e Nënës”, shkruan Joni.

Arbana e ka postuar në Instagram dhe shkruan se është shumë me fat./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat