Marina dhe Luana janë dy nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Ndonëse ato kanë treguar se gëzojnë një raport shumë të ngushtë, dy vajzat kthehen kundër njëra-tjetrës vetëm për të fituar më shumë vëmendjen e mamasë së tyre.

Marina ka ndarë disa video në ‘Instastory’ teksa ka pyetur mamanë se cila është vajza e preferuar dhe përgjigja e saj i ka bërë të dyja vajzat të qeshin.

“Luana vjen ndonjëherë të flejë tek unë, ndërsa ti, ti je e martuar ti”, ka pohuar mamaja e motrave Vjollca, duke shkaktuar shumë të qeshura në tavolinë teksa darkojnë.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Luana dhe Marina vendosën ta surprizojnë më të dashurën e tyre në ditën e lindjes, duke e vizituar surprizë në shtëpi në orën 12./revistawho.com


Flash Lajme

Më të lexuarat