Për shkak të përhapjes së koronavirusit qytetarë dhe personazhe të njohur janë izoluar në shtëpitë e tyre në mënyrë që të mbron nga një infektim i virusit në fjalë.



Së fundmi, moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet partneri i saj Mark Frroku së bashku me vajzën e moderatores, Viktorian. Siç duket dhe nga video-ja, ditën e sotme ish-deputeti ka vendosur të lyej derën e shtëpisë duke u ndihmuar kështu edhe nga vajza e Rudinës.

Moderatorja Dembacaj ka bërë publike lidhjen e saj me ish-deputetin Frroku pak kohë më parë. Ajo gjithashtu ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me fëmijët e partnerit, të cilën e tregon dhe përmes postimeve në “Instagram”.


Flash Lajme

Më të lexuarat