Dua Lipa ka publikuar edhe këngn e radhës nga albumi i saj që po vjen këtë javë.

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e angazhuar në muzikë dhe tanimë të gjithë po presim për albumin e saj të ri, posaçërisht në këtë kohë pandemie globale.

Dua së fundi ka publikuar këngën e saj më të re “Break my heart”.

Ylli ka njoftuar fansat e saj përmes Instagramit ku ka thënë se:“‘Break my heart’ është e disponueshme tani, videoja do të vijë nesër”, ka shkruar artistja Dua në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka bërë të ditur se videoja muzikor e këngës publikohet në orën 14:30 (sipas orës lokale).
Siç raportohet nga tabloidet e huaja, tekstet e këngëve të albumit të ri përshkruajnë jetën sensuale të yllit shqiptar.


Flash Lajme

Më të lexuarat