Reperët e njohur Loredana dhe Zuna janë një ndër çiftet më të përfolur gjatë ditëve të fundit, për shkak të një lidhjeje mes tyre të cilën ende nuk e kanë pranuar publikisht.



Mirëpo, veprimet e tyre tregojnë gjithmonë të kundërtën. Në një video që po qarkullon në rrjet, reperja shpegon raportet e saj me Mozzik dhe Zunën.

“Mozzik është babai i fëmijës tim, ndërsa Zuna është partneri im… në biznes”- shton ajo.

Mbrëmjen e kaluar, në orën 23:59 Loredana lançoi bashkëpunimin e ri me Zunën të titulluar “Ti je e imja”, ndërsa pas këngës na ka habitur me postimin në ‘InstaStory’. Reperja publikoi një foto të ish-partnerit, Mozzik, i cili shfaqej me të bijën ende të vogël, teksa qëndronin të dy të shtrirë në shtrat.

Loredana e ka shoqëruar foton me një zemër të madhe të kuqe duke na bërë paksa konfuz të gjithëve.


Flash Lajme

Më të lexuarat