Rita Ora ka publikuar videoklipin e ‘How to be lonely’.

Është publikuar edhe me videoklip kënga më e re e Rita Orës, ajo me titullin “How to be lonely”.

E si për rastësi, kënga përkon shumë me gjendjen në të cilën jemi tani, me izolimin për shkak të pandemisë që ka kapluar botën.

Rita shihet e vetmuar në shumë ditë dhe në shumë gjendje të ndryshme, derisa po mësohet të përballet me vetminë.
Kjo është kënga e parë e Ritës që nuk është pjesë e albumit që ka publikuar para 2 vjetëve, Phoenix, dhe sjell një periudhë të re në karrierën e këngëtares./Gazeta Express/


Flash Lajme

Më të lexuarat