Rita Ora realizoi klipin e këngës “How to be lonely”.

Rita ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor, të cilin fillimisht e solli në versionin audio, shkruan lajmi.net.

Sot, ajo publikoi edhe videoklipin e kësaj kënge, në të cilin vjen atraktive dhe unike sikurse edhe në projektet tjera.

Ajo që të bie në sy është fakti se në një nga skenat, këngëtarja tregon fjalën “lonely” që në shqip do të thotë “e vetmuar”, të bërë tatuazh të përkohshëm në pjesën e brendshme të buzës.

Përmes një fotografie të shkëputur pikërisht nga kjo skenë ku tregon fjalën e shënuar në buzë, Rita kishte një thirrje për fansat.

Ajo apeloi të qëndroni në shtëpi dhe tha se bashkë mund ta kalojmë këtë krizë pandemie. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All